Tetovë, libra shkollorë të grisur e të shkatërruar

“Shkarravina, mungesë faqesh, të grisura, thjesht në gjendje katastrofale. Me këto libra do duhet të mësojnë sivjet nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” këtu në qytetin e Tetovës. Sipas bibliotekistes edhe përkundër kërkesave të shumta që i janë dërguar ministrisë për të zëvendësuar librat që janë në këtë gjendje, deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje”.

“Sipas rregullit ne kemi bë porosinë e librave si për ciklin e ulët edhe për të lartin. Ca libra kanë filluar të vijnë por me deficit. Për ciklin e lartë i kanë dorëzuar nxënësit por janë mjaftë të amortizuara.  Ka disa libra janë gjashtë shtatë vite në përdorim dhe janë mjaft të amortizuara s`janë për mësim”, deklaroi AJSEL BILALLI, BIBLIOTEKISTE NË SH.F. “MIGJENI”.

Librat e shkatërruar shkaktojnë kokëçarje jo vetëm për nxënësit por dhe për mësimdhënësit, të cilët janë të detyruar t’i fotokopjojnë tekstet me qëllim të zhvillimit të procesit mësimor.

Gati dhjetë vite i kemi këto libra. Flas për lëndën aktuale për dhjetë vite nuk ka botime të reja nuk na sjellin fare. Librat janë të shkatërruara sepse përdorimi dhjetë vjeçar i bën të pavlefshme. Këto libra të gjuhës angleze kanë aplikacione ushtrime detyra që duhet ti punojmë në libër mirëpo ta punosh dhjetë vite s`është e mundur të përdoren se nxënësit shkruajnë e ri shkruajnë. Është e q1artë se shumë iu bën dëm nxënësve kjo”, tha Floresha Leka  profesoreshë e gjuhës angleze.

“në dorë kam librin e gjuhës shqipe që është e shkatërruar e shkarravitur me laps e stilolaps dhe që fillon prej faqes së nëntëmbëdhjetë! Por nëse hymë më thellë do shohim se i mungojnë edhe shumë faqe që neve si nxënës për mësim na duhen sepse duhet ti lexojmë dhe ti shpjegojmë tek arsimtari”, u shpreh Arlinda Abdii Nxënëse.

Nga Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës thonë se në gjendje të këtillë janë mbi 60 për qind e librave në gjitha shkollat. Edhe pse nevoja në shkollat fillore dhe të mesme është për mbi 20.000 libra, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka plotësuar as në masën 30 për qind kërkesën e Sektorit të Arsimit. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme