Grupi joformal “Protesta kundër vrasjes në Onkologji”, për sot në ora 18 ka paralajmëruar protestë para Qeverisë dhe Prokurorisë, për siç thonë, krimit në Klinikën e Onkologjisë.
Në protesta do të kërkohet hetim për të gjithë të përfshirët në skandalin e Klinikës për Onkologji.
Ish-pacientët dhe të afërmit e pacientëve nga Onkologjia kërkojnë që Prokuroria të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave, rishikim të plotë të punës së Klinikës së Onkologjisë, vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë ata që janë të përfshirë në krimin e onkologjisë…
Protestës së sotme është bërë e ditur se do t’i bashkohen edhe anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë.