Ariu futet në oborrin e ish deputetit Pajkoski

Një ari është futur në oborrin e shtëpisë së ish-deputetit të LSDM-së Latif Pajkoski në fshatin Zhirovnicë të Komunës së Mavrovës-Rostushë.

Ai nëpërmjet rrjeteve sociale thotë se qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vetë-organizohen dhe të mbrojnë jetën dhe pronën e tyre.

“Mbrëmë rreth orës 22, përballë shtëpisë sime. Tani t’iu shoh juve burokratë të çmendur që mbroni ariun dhe nuk bëni asgjë për të mbrojtur popullatën, ejani mysafirë të mi në Zhirovnicë për të paktën një natë, por jo vetëm, por me fëmijët tuaj. Natyrisht, na mbetet të vetë-organizohemi dhe të mbrojmë veten dhe pasurinë tonë me gjithçka që kemi, shkruan Pajkoski.

Pajkoski ishte deputet nga radhët e LSDM-së. Ka qenë anëtar i grupit parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Turqisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komisionit të Përhershëm Hetimor për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve në Kuvendin e RMV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme