Gjenerata e tretë dhe e fundit që pritet të vijë në linjën e motorëve me djegie, Audi Q3 është kapur gjatë testimeve në rrugët e Gjermanisë.
Siç shkruan “Automotive”, vetura duket e gatshme ndërsa në dizajn pritet të vijë më e ulët.
Audi Q3 i ri pritet të dalë më 2025. Detajet e tij ende nuk dihen, veçse pritet të vijë edhe me sistemin hibrid.
Vetura e re po ashtu pritet të ketë dimensione më të mëdha në raport me modelin e shkuar.
Audi Q3 do të prezantohet vitin e ardhshëm e do të dalë në shitje më vonë.