Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kanë dorëzuar sot në Kuvend nismë për interpelancë për kryeprokurorin Lubomir Joveski, siç thonë ata, për të gjitha shkeljet gjatë mandatit por edhe për fshehjen e fakteve në ngjarjet e spitalit modular në Tetovë.
“Kujtojmë kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se afati për vendosjes e nismës në Kuvend është 15 ditë nga dita e hyrjes së nismës në procedurë andaj presim caktimin e seancës pa zvarritje me qëllim të përballjes së Joveskit me argumentet, për ngjarjet në spitalin modular”, deklaroi Merita Koxhaxhiku Lëvizja Demokratike. /Alsat.mk