Familjarët e viktimave të modularit në Tetovë nesër në protestë në Shkup

Nesër në Shkup, do të protestojnë familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë, shkruan Alsat.

Ata përmes një njoftimi ftojnë qytetarët të ju bashkohen derisa kërkojnë nga partitë politike të qëndrojnë larg kësaj proteste.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media dhe qytetarë. Ju njoftojmë se nesër në Shkup organizohet marsh protestues nga ne si familjarë të viktimave të spitalit modular. Marshi protestues do të fillojë në ora 14.00 nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria publike e MV, e cila i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë, ku u dogjen të gjallë 14 familjarët tanë.

U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partitë politike të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës tonë për përfitime politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme