Ushqimet që ju bëjnë të dukeni 10 vite më të rinj

Mosha është vetëm një numër, por t’i fshehësh këto të fundit është synimi i shumë prej nesh. Mund të silleni të ndiheni 10 vite më të rinj,por për fatin tuaj të keq nuk dukeni.


Stili i jetesës, ushqimi dhe faktorë të tjerë luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin, jetëgjatësisë dhe lëkurën tone dhe me disa ndryshime ju do të arrini të rinoni pamjen tuaj e të ktheni vitet pas. Ajo që duhet të bëni është të shtoni në regjimin ditor 8 ushqimet e mëposhtme.

E verdha e vezës: E pasur me vitaminë B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin e thonjve rezistentë. Pra, ky produkt siguron thonj të bukur dhe të fortë.

Gruri: Pasuria e antioksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E, mbron qelizat duke u bërë një aleat i mirë antiplakjeje. Ndërkaq, embrionet e grurit përmbajnë vitaminën B, e domosdoshme për zhvillimin e flokëve.

 Domatet: Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Likopeni, molekula që i jep ngjyrën karakteristike të kuqe domateve është një antioksidant mjaft i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Për këtë fakt, domatet janë ushqimi kyç kundër rrudhave dhe njollave kafe të lëkurës.

Peshku: Proteinat e pasura me aminoacide squfuri, të tilla si mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin kryesor për flokët. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hash në mënyrë të ekuilibruar për të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjitha elementet e nevojshme për prodhimin e flokëve, në mënyrë që të ruajnë butësinë dhe vitalitetin.

Avokado: Avokadoja u jep një ndihmë lëkurave të thata. Ky frutë është i pasur veçanërisht me acide yndyrore monoinsature, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Ai përmban edhe vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm, i cili është në gjendje që të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara, shkruan gazeta “Zeri”.

Portokalli: Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe, është një molekulë esenciale për prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Përveç kësaj, kolagjeni është një nga molekulat më të mira, e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim koloritit tuaj natyral. Rezultati: do të jeni rrezatues.

– Preshi: Për çdo gastroenterologist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i transitit të zorrëve. Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kaurdisur me qepë shtoni presh. Fibrat që gjenden te preshi janë aleatë të mirë për një bark gjithmonë të sheshtë.

Çokollata: Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë me më pak sheqer dhe yndyrë, është kaq bukur kur ajo të jep këtë kënaqësi.

Brokoli: Brokoli përmban një antioksidantë të fuqishëm, i cili është një agjent natyror anti-inflamator, i dobishëm në luftën kundër plakjes.

Boronica, luleshtrydhe, manaferra

Të gjitha këto fruta, pjesë e familjes ‘’Berries” përmbajnë antioksidantë që parandalojnë ose vonojnë plakjen e qelizave.

Shafrani i Indisë

Shafran i Indisë përmban enzima aktive anti-kancer dhe anti-inflamatore dhe falë studimeve të shumta klinike është vërtetuar se ngadalëson procesin e plakjes.

Karota

Ju ndoshta keni dëgjuar se karotat janë të mira për sytë tuaj, por ato mund t’ju ofrojnë shumë më shumë përfitime të tjera./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme