Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka organizuar një aksion simbolik për të kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.
Disa pjesëtarë të kësaj organizate kanë hedhur disa telefonë në drejtim të selisë së EULEX-it.
Të veshur me uniforma të UÇK-së, disa protestues, kanë thënë se bastisjet e tilla janë duke u bërë padrejtësisht.
Ata kanë paralajmëruar protesta më masive nëse bastistjet e tilla vazhdojnë.
Ndryshe, EULEX-i të enjten ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.
Ndërkaq ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.