Pronari i Milanit: Ndryshimi nuk i bën keq klubit

Cardinale: Ndryshimi nuk i bën keq Milanit.

Disa fragmente nga një intervistë e pronarit të Milanit, Gerry Cardinale janë shfaqur e ku ai shpjegon se pse janë bërë disa ndryshime në klub muajin e fundit

Kuqezinjtë ishin në një pozitë të vështirë në fillim të verës, kur drejtori i pëlqyer i tifozëve Paolo Maldini ishte përjashtuar nga puna në klub, duke sinjalizuar kështu një ndryshim në klub. Shumë shpejt, tifozi që në fëmijëri dhe më vonë futbollist i Milanit, Sandro Tonali ishte shitur për 70 milionë euro në Neëcastle, gjë që shqetësoi edhe më shumë tifozët.

Por, Milan punoi shumë dhe e forcoi skuadrën në merkato të verës duke transferuar 10 futbollistë, përfshirë këtu treshën e njohur: Christian Pulisic, Samuel Chukëueze dhe Yunus Musah.

Disa fragmente të kësaj interviste dhënë për revistën e përjavshme të Corriera dello Sera janë shfaqur në Calciomercato.com, ku Cardinale ka folur pse janë bërë ndryshimet te Milani.

“Për një vit e kam mbajtur organizimin e klubit nga ajo çka kam trashëguar… Klubi ka pasur një ndryshim në nivel menaxhimi. Ndryshimi nuk është një fjalë e keqe. Dëshiroja një Milan më fizik, më të fortë, më të shpejt, më intensiv dhe më europian dhe e kam parë atë në këto ndeshjet e para”.

Milan e ka startuar shumë mirë sezonin duke fituar kundër Bolognas, Torinos dhe Romës dhe mund të bëjë edhe një hap të madh nëse fiton Derbin della Madonnina kundër Interit të shtunën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme