Nesër, e shtunë 16.09.2023, në aeroportin sportiv Stenkovec, afër Shkupit, do të mbahet shfaqje e madhe ajrore, e cila do të shënojë 100 vjet nga themelimi i Aeroklub Shkupi, i cili në fakt paraqet themelimin e aviacionit të Maqedonisë.
Për këtë eksperiencë është përgatitur program i pasur, në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 30 avionë të ndryshëm nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe parashutistë nga vendi ynë dhe miq të klubit nga i gjithë rajoni.
Dyert e aeroportit do të hapen në orën 9 të mëngjesit për vizitorët, ndërsa programi zyrtar fillon në orën 11:00. Vizitorët do të shijojnë fluturimet akrobatike, fluturimet në grup dhe avionë udhëtarësh me fluturim të ulët. Parashutistët do të valojnë flamurin më të madh shtetëror ndonjëherë në ajër kurse aeroplanët do të kryejnë akrobaci që lë pa frymë. Programi përfshin gjithashtu fluturime akrobatike dhe heronjtë e zjarreve të verës, tre Air Tractor AT-802A Fire Boss të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, avionin qeveritar Learjet 60, helikopterët e policisë Bell dhe helikopterin Mi-17. Në program do të marrin pjesë edhe forcat ushtarake, ndërsa avioni i pasagjerëve Airbus A320 i linjës ajrore Wizer do të bëj fluturim të ulët.
Të ftuar specialë do të jenë avionë nga forcat ajrore të Serbisë, Italisë dhe Greqisë. Në shfaqjen ajrore, i vetmi aeroplan maqedonas i projektuar dhe prodhuar nga anëtarët e Aeroklubit, i quajtur “Ilindenka”, mbreti i shenjtë i aviacionit maqedonas, i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut është sjellë përkohësisht në mënyrë që mund t’u prezantohet vizitorëve dhe të gjithë publikut.
Hyrja në shfaqje është falas për të gjithë dashamirët e aviacionit. Rekomandohet që vizitorët të përgatiten si për piknik. Është e dëshirueshme që vizitorët të sjellin diçka për t’u ulur, dhe lirisht mund të marrin karrige kampingu dhe mjete të ngjashme. Vizitorët mund të marrin ushqim dhe pije kurse organizatori do të sigurojë stenda me katering në vetë aeroportin.
Transport falas është ofruar edhe për qytetarët me linjat e autobusëve që nga ora 08:30, nga pesë lokacione në Shkup: Autokomandë (afër NQP-së), Qendra e Transportit, Gjorçe Petrov (afër tregut te rrethrrotullimi i dytë), Butel (afër Edelprom) dhe Salla Sportive Boris Trajkovski.
Autobusët do të lëvizin në të dy drejtimet. Nga ora 8:30 deri në 14:00 deri në Aeroportin e Stenkovec, dhe nga ora 14:30 deri në 19:00 në pesë lokacionet në Shkup.
Vizitorëve nga Shkupi rekomandohet që në vend të automjeteve të vijnë në Stenkovec me autobusë falas për shkak se hapësirat e parkimit janë të kufizuara.