MD do të kryen mbikëqyrje në sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve (RKEP), thonë nga Ministria e Drejtësisë.

“Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes.

Gjithashtu, ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është në frymën e reformave në fushën e gjyqësorit dhe avancimit të tij të mëtutjeshëm”, thonë nga kjo ministri.

Siç thonē nga kjo ministri, Ministria e Drejtësisë sipas Ligjit për gjykatat, kryen mbikëqyrje të rregullt në funksionimin e AKMIS-it nëpër gjykata. Ministria e Drejtësisë, pas mbikëqyrjeve të kryera në gjykata, përgatit procesverbale dhe të njëjtat i publikon në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ia përcjell gjykatës më të lartë dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, Komisioni përgatit raporte gjashtëmujore që publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat përmbajnë gjendjet e konstatuara në gjykata në lidhje me zbatimin e dispozitave të Rregullores Gjyqësore dhe ndarjes dhe rindarjes automatike të lëndëve në gjykatat që realizohet nëpërmjet AKMIS-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme