Nga Kim Mehmeti
Se për popujt e vegjël – pra edhe për ne shqiptarë – në masë të madhe vendosin qendrat ku vizatohen e korrigjohen hartat e shteteve të botës, këtë e dinë çdo budalla, e lë më të mençurit. Siç e dinë çdokush se mund të gjesh ‘miq’ të fortë e të pasur që do të ndihmojnë të mbrohesh nga armiqtë e madje edhe të ushqehesh, por se dinjitetin dhe nderin e vendit dhe popullit tënd duhet t’i mbrosh vet.
Dhe pa dyshim se Kryeministri i sotëm i Kosovës e dinë se nuk ka asgjë më të shtrenjtë se nderi kolektiv dhe idealet e një populli, siç nuk vuan nga mendësia politike serbe se ‘të gjithë janë kundër nesh’, por ai e ka kuptuar se vendi i tij sot përballet me betejën e brendshme që do vendosë nëse do mbetet në duart e hajdutëve bashkëpunues me ‘miqtë’ tanë perëndimor, apo do u kthehet pronarëve të saj të vërtetë; popullit dhe ‘idealistëve’ që e dinë se lirinë nuk e humb atëherë kur të robërojnë, por kur nderin dhe idealet t’i mbrojnë hajdutët.
Andaj edhe mund të thuhet se Kryeministri Kurti do ‘bie’ vetëm nëse bëhet si ata që e kritikojnë, vetëm nëse bëhet si ata që e duan, për shembull, realizimin e ‘Zajednicës’ thuajse më shumë se Vuçiqi.
Andaj pra Kurti më mirë e ka të tërhiqet nga politika, por duke e ruajtur nderin e vet dhe të popullit që përfaqëson, se sa ta hesht të vërtetën se me ‘Zajednicën’ bie Kosova, se me ‘Republika serpskën’ brenda saj, Kosovën – ashtu si sot Bosnjën – do e drejtojë Beogradi.
Dhe këtë jo se nuk e dinë opozitarët e Kosovës që duan ta bëjnë Albini si vetvetja, por ata nuk kanë rrugë tjetër përpos që dështimit të Kurtit t’i gëzohen po aq sa edhe realizimit të “Zajednicës’ së Vuçiqit./ sakte.net