Gjobiten 21 shoferë në Tetovë, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme nga ora 10 deri në 15 në qytetin e Tetovës është kryer kontrolli ndaj shoferëve dhe qëndrimi i tyre ndaj këmbësorëve. Gjatë këtij kontrolli janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 21 vozitës të cilët nuk u kanë dhënë këmbësorëve përparësi kalimi dhe atë në vendkalimet për këmbësorë.

Për vozitësit në fjalë janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjoba në para që në përputhje me Ligjin për Siguri në Trafik, varion nga 200 deri në 250 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme