Shkup Veri, ankesa për mungesën e higjienës

Gazetare: Ajnur Bafqari

Mbeturina gjithandej, bari i pakositur, mbetje të degëve të thyera prej drunjve nëpër cepet e parqeve. (atmosferë)
Kjo është gjendja e Lagjes Shkup Veri të komunës së Butelit. (atmosferë)
Banorët e vlerësojnë me “zero” punën e komunës në këtë pjesë. Thonë se komuna nuk mban aspak llogari për higjienën apo mirëmbajtjen e hapësirave publike, ankohen se është shumë i vogël numri i punonjësve të angazhuar në këtë lagje.

“Unë banoj në komunën e Butelit, rruga Luba Ivanoviq, me të rejën, Isa Boletini. Prej 98-tës deri tash nuk ka asnjë ndryshim, edhe kryetari i komunës që ka qenë më herët edhe tash, te ne nuk punohet asgjë, po flas për investimet kundrejt lagjeve të tjera, te lagjja jonë nuk punohet dhe nuk mirëmbahet,” u shpreh një qytetar.

“Zero…. Ata e dijnë më mirë se ne, a po e sheh mbeturina gjithandej,” u shpreh një qytetar tjetër.

“Nuk kujdesen, e sheh si janë drunjtë, fqinji im ka marrë njerëz privatisht që ta prejnë drurin, në dritare na vijnë degët.. Ku janë ata të higjienës komunale, askund nuk janë, paguajmë për higjienën komunale, paguajmë para,” tha një qytetare.

“ Me pastërti momentalisht sikur po e shihni, por jo bash mirë, se në mëngjes vijnë kinse po fshijnë por drejtojnë…. Mirëmbajtja e disa parqeve bëhet prej banorëve, për me pre me shkurtu, këtë ne e shkurtojmë,” tha një tjetër qytetar.

“ Jo vetëm ajo, por edhe bekatonat, na kanë thënë se janë në program dhe do të fillojmë ti bëjmë ato nëpër hyrjet e ndërtesave, aty këmbët mund t’i thyesh. Na kanë thënë ja tani do të fillojmë nga viti i ri, viti i ri erdhi, edhe tjetri do të vjen,” tha një qytetar.

Por për kryetarin e komunës këto janë pretendime të një grupi të izoluar. Ai thotë se nuk pajtohet me këtë pretendim. Nënvizon se në Shkup Veri punohet vazhdimisht dhe mirëmbahet nga ana e kompetentëve.

“Kemi pikë të veçantë të punëtorëve që kujdesen për higjienën në komunën e Butelit dhe të cilët punojnë në Shkup Veri, veçanërisht te Brigada, me person që veçanërisht punon aty dhe nuk pajtohem me këtë pretendim, nuk besoj se qytetarët e thonë atë, ndoshta disa grupe të izoluara në Shkup Veri,” deklaroi Kryetari i Komunës së Butelit.

Banorët bëjnë thirrje nga autoritetet lokale të marrin masa, në të kundërtën druajnë se mund të rrezikohen nga inskektet apo përhapja e infeksioneve të ndryshme. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme