Shifrat e frikshme, Hodo: Aksidentet kërcënojnë me jetë të pafajshme, vdekjet janë rritur me 14 %. Jo vetëm shoferët, por edhe rrugët po vrasin

Eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, sqaroi se pavarësisht ndërhyrjeve që kërkojnë të bëhen në legjislacion theksoi se Kodi Rrugor parashikon 3 vite burg për parakalim të gabuar.

“Siguria rrugore është sot një shqetësim dhe problem real që kërcënon jetën e njerëzve të pafajshëm. Në 8 muaj të këtij viti, është rritur numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore në krahasim me vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për 121 vdekje në total nga 106 vdekje që kanë qenë në të njëjtën periudhë të një viti ë parë. Pra, kemi një rritje të vdekjeve me 14 %”, u shpreh eksperti i sigurisë rrugore.

Mamir Hodo ndër të tjera u ndal edhe tek problemet që shkaktojnë rrugët dhe infrastruktura rrugore në Shqipëri.

“Rrugët tona janë shumë më të mira se ç’kanë qenë më parë, por sërisht ato mbeten problematike sa i përket sigurisë rrugore.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për mungesën e ndriçimit të tyre natën, apo vijëzimet horizontale që duhen të jenë të ndriçueshme natën dhe ndihmojnë drejtuesin e mjetit për të kuptuar sensisn e rrugës.

Po ashtu, problem mbetet edhe ndarja e betonit në mesin e rrugës duhet të jetë më e partë, pasi mjeti që vjen në krahun e kundërt e verbojnë drejtuesin e mjetit që lëviz në sensin tjetër të rrugës”, u shpreh ndër të tjera eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme