Sipas njoftimit, të punësuarit e RTK-së janë të indinjuar thellë me “gjuhën denigruese të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional”.
“Përmes këtij peticioni të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini. Nga një kopje e peticionit do të iu dërgohet kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse”, bëhet e ditur në komunikatën për media.
Ky vendim është marrë pasi në Bord është potencuar se ka pretendime që disa punëtorë ‘i ikin’ punës.
Madje, drejtori i Bordit, Besnik Boletini, ka thënë se ka marrë informacione se ka punëtorë që shkojnë në punë në pizhame e nuk respektojnë orarin e punës.
“Mendoj se duhet të marrim një vendim për raport mujor të secilit punëtor në RTK sepse unë përditë marr informacione se punëtorët vijnë me pizhame, miniqa, vijnë bëjnë check out dhe kjo është e papranueshme”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/