Qytetarët shprehen të pakënaqur me punën e partive shqiptare në pushtet të cilat nuk mbajnë llogari për zgjidhjen e kërkesave të tyre, shkruan Alsat.
Pakënaqësi ka në veçanti ndaj ASH-së nga e cila thonë se prisnin angazhim më të madh duke u bazuar në premtimet e tyre para hyrjes në qeveri.
“Kemi prit shumë ndryshime sidomos prej Taravarit, sepse si mjek ka qenë shumë i mirë, ama për politikë, jo”, thotë një qytetar.
“Politika këtë e ka, sot je shok nesër kundërshtar”, thotë një qytetar tjetër.
“Krejt hajduta, prevaranta, rrenaveca…”, thotë një qytetarë tjetër.
“Kurrë s’ka për t’u bërë mirë, secili vjen në pushtet për vete, jo për popull”, tha një tjëtër qytetar./ Alsat.mk