Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në Nju Jork u takua me Ahim Shtajner, administrator i Programit të KB-së për Zhvillim (UNDP) dhe kryesues i Mekanizmit të Energjisë së KB-së (UN Energy). Në takim u potencua rëndësia e KB-së dhe e rrjeteve zhvillimore të organizatës, siç është UNDP, e cila ndihmon vendet anëtare në arritjen e Qëllimeve të zhvillimit mijëvjeçar, zhvillimin global, mbrojtjen e mjedisit, në fushën e energjetikës etj.
“Në takim u përshëndet bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv i shtetit me UNDP-në dhe u diskutua për politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kontribuuan në ballafaqimin e suksesshëm me krizën ekonomike dhe energjetike.
Njëkohësisht, vëmendje iu kushtua çështjes së situatës energjetike në nivel global, duke pasur parasysh se ka një trend të rritjes së investimeve në sektorin energjetik, por edhe të rritjes së nevojave energjetike për shkak të zhvillimeve në konstelacionin aktual gjeopolitik të marrëdhëniet, pas luftës në Ukrainë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.