Vazhdoi gjykimi për rastin “Trajektorja”

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot ka vazhduar gjykimi për procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, e njohur si “Trajektorja”.

Rasti është në procedurë provash dhe në të janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Me këtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme