Arrestohen tre persona nga Velesi, konfiskohet një sasi e armëve

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Trafikimit të Paligjshëm i privuan nga liria P.P (51) nga fshati Plevenje, komuna Çashka dhe T.S (78) nga fshati Teovo gjithashtu komuna Çeshka, ndërsa në ora 16.50 është privuar nga liria edhe N.Sh (28) nga Velesi.

“Pas masave të marra ka ardhur deri në njohje se P.P. ka poseduar armë zjarri. Në bisedën zyrtare me të, P.P. ka deklaruar se posedon një pushkë karabinë që ndodhet në shtëpinë e N.Sh. i cili ia ka dorëzuar oficereve të policisë së bashku me disa fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa T.S. i ka dorëzuar oficereve të policisë një pushkë gjuetie kalibër 16 dhe dy pushkë ajri të kalibrit 5.5mm dhe kalibrit 4.5mm”, thuhet në njoftim e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme