Mjeshtër në zanatin e tij: Marotta transferon zëvendësuesin e Mkhitaryan me kosto zero.
Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan po shkëlqen me zikaltrit këtë sezon duke realizuar 2 gola në derbi ndaj Milanit dhe 1 asistim në 5 ndeshje të luajtura.
Edhe pse 34-vjeç, armeni është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Inzaghit, por kontrata i skadon në fund të sezonit.
Falë paraqitjeve të mira, Mkhitaryan pritet të marrë oferta tunduese nga Arabia verën e ardhshme dhe Marotta e ka piketuar zëvendësuesin e tij.
Sipas Calciomercato, Marotta synon afrimin e Isco-s në rast se Mkhitaryan largohet nga skuadra verën e ardhshme.
Mesfushori spanjoll është rilindur te Betisi duke u shpallur tre herë lojtari i ndeshjes këtë sezon në 6 ndeshje të zhvilluara.
Kontrata e Iscos skadon në fund të sezonit dhe Marotta do të hidhet në sulm për afrimin e tij, në rast se Mkhitaryan nuk rinovon kontratën.