Mickoski në Intervistën në ALSAT, Gruevski e shikon live

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se posedon dëshmi dhe ka shqyrtuar shumë argumente dhe analiza përpara se të flasë publikisht për planin e përbashkët të ish kryeministrit Gruevski dhe pushtetit.

Ai, në intervistë për Alsat, nuk e zbardhi përmbajtjen e atyre dëshmive por thotë se janë gjëra që kanë ndodhur në pesë vjet e gjysmë të fundit. Mes tjerash Mickoski përmendi ekzistencën e një USB, me dokumente.

“Esenca është se çfarë e ka detyruar Nikolla Gruevskin të shkojë në takime të fshehta në të kaluarën dhe çfarë e ka detyruar atë të jetë pjesë e këtij boshti që e kryeson Ali Ahmeti, një strukturë e LSDM-së dhe Nikolla Gruevski? Çfarë është ajo që sot atë e frustron aq shumë që ne sot duhet t’i shohim ato statuse që para së gjithash kanë shumë gabime gramatikore dhe drejtshkrimore dhe aq shumë urrejtje, mllef dhe frustrim personal. Ndoshta duhet t’u freskohet memoria edhe për zarfet me një USB që i kanë marrë edhe Ali Ahmeti, edhe Talat Xhaferi në pranverën e vitit 2022, çfarë kishte në atë USB dhe çfarë dokumentesh kishte në zarf?”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Asnjëri nga grupi parlamentar nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese, thotë me bindje Mickoski, jo sepse ai e ka grupin nën kontroll, por siç shprehet ai, për shkak se ata janë të një mendimi për këtë çështje. Mickoski thotë se zhvillimet e fundit nuk e rrënojnë partinë, ashtu siç pretendon LSDM-ja.

“Nesër jemi të gatshëm të shkojmë në fushatë. Thonë se VMRO-DPMNE-ja po rrënohet. Ja, LSDM-ja ka një shans që VMRO-DPMNE-në e rrënuar menjëherë ta fitojë në zgjedhje, të dalim në zgjidhje”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E deri sa i deklaronte të gjitha këto në Alsat, Mickoski mes dhjetëra e mijëra e tjerëve kishte edhe një shikues të veçantë, vetë Gruevskin. Llogaria e tij figuronte ndër llogaritë aktive që ndiqnin intervistën në fejsbuk. Pas disa ditësh me statuse të gjata në rrjetet sociale, Gruevski nuk ka reaguar akoma pas deklaratave të fundit të Mickoskit.

Zënka mes kreut aktual dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së filloi pak ditë më parë, pasi Mickoski deklaroi publikisht se ekziston marrëveshje e pistë mes pushtetit dhe Gruevskit për të përçarë grupin parlamentar të partisë me qëllim që të votohen ndryshimet kushtetuese. Në këmbim, sipas Mickoskit, pushteti i ka premtuar Gruevskit amnisti. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme