Të dielën (24 Shtator) një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun.
Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Halli Kosovës është halli ynë i përbashkët, andaj kjo çështje meriton të trajtohet nga të gjithë ne.
Trazirat në Kosovë janë bërë jehonë ndërkombëtare. Në ekranin e ‘Time Square’ në zemer të New York-t janë shfaqur mbrëmjen e djeshme mesazhe falenderuese npër Policinë e Kosovës.
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, janë mesazhet që janë shfaqur në Times Square.
Klea Sula/ Syri.net
© SYRI.net