Shkruan Xhevdet Pozhari
Nëse xhamitë do të ishin të mbushura me armatim, do të kumbonin mediat ndërkombëtare me titujt “terrorizëm islamik”. Në rastin e manastireve serbe të mbushura me armatim nuk thuhet se ky është terrorizëm i inspiruar dhe i bekuar nga ortodoksizmi serb.
Kjo është një arsye e fortë pse kishat serbe në Kosovë duhet të kontrollohen ngaqë e kanë shkelur ligjin duke ndihmuar dhe nxitur sulme terroriste.
Dje ishte e diele, ditë që konsiderohet e shenjtë në fenë ortodokse. Pas sulmeve të para në drejtim të Policisë së Kosovës, Serbia ka llogaritur se policia do ta bëjë target të kundërpërgjigjes pikërisht ndërtesën e Manastirit. Me këtë skenarë, bota do të zgjohej me pamje e foto të Manastirit nën sulm nga forcat e policisë së Kosovës. Ky pastaj do të bëhej tregimi kryesor i Serbisë për asociacionin dhe kërkesat për Kosovën.
Përmes këtij veprimi, ka llogaritur se Kosova përfundimisht do të fajësohet dhe etablohet si palë destabilizuese, destruktive dhe konfliktuoze, duke e shfrytëzuar edhe disponimin negativ të kohëve të fundit që komuniteti ndërkombëtar e ka pasur ndaj Kosovës.
Dështuan falë profesionalizmit të policisë, unifikimit të faktorit politik dhe maturisë së Qeverisë.
Sot, Vuçiqi dhe Daçiqi mundohen ta shesin tregimin e sulmit ndaj serbëve në Manastir. Askush nuk ju beson. Janë demaskuar keq.