Anëtari i “Besës”, Rexhep Hasani, sot mbajti një konferencë për media, mirëpo ai ra pre e shakasë së bashkëpartiakëve të tij, të cilët videon që dërguan për publikim në media, e titulluan “shqip rexho, rexho kachma gishtin”, shkruan Alsat.
Përveç që kjo video me këtë mbishkrim erdhi nga partia “Besa”, po e njëjta erdhi edhe nga partitë e tjera që janë të radhitura në Frontin Opozitar.
Video si e tillë tregon joseriozitet nga zëdhënësit për media të këtyre partive, dhe një shaka e cila të bënë të hamendësosh se video e dërguar është për përdorim të brendshëm e jo për media./Alsat.mk