Lloga paralajmëroj album me fotografi dhe pasqyrë për deputetët

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga derisa kërkoi mbështetjen për Ligjin për Amnisti përmendi se deputetëve të të gjitha partive politike do tu dërgoj nga një album me kushtet nëpër burgje dhe nga një pasqyrë, për të parë siç u shpreh ai veten përball kushteve të të burgosurve nëpër burgje.

“Është përgatitur ligji për amnisti, për vepra më të lehta penale. Përsëritet Ligji i vitit 2018, por nuk do të falen veprat penale që kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe krimin në familje si dhe për veprat që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe me personat e emëruar dhe zgjedhur nga institucionet. Unë kam qenë për vizitë në Burgun e Idrizovës ku kam konstatuar bashkë me personat që kemi qenë prezentë se atje nuk janë kushtet elementare për të burgosurit dhe të cilat nuk mund të përmirësohen për një kohë të shkurtë. Andaj iu bëj thirrje gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin në fjalë, u bëj thirrje partive politike që të na ndihmojnë duke mos e zvarrit ketë pjesë procedurale dhe e njëjta të marr mbështetjen edhe të votohet. Është i njëjti ligj i vitit 2018 me disa përjashtime që kemi bë enkas. Dhe është po i njëjti ligj që në atë kohë është propozuar nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, Aleanca dhe partitë tjera parlamentare. Lus edhe njëherë që ligji mos keqpërdoret kalkulime ditore politike. Kërkojë mbështetje…Gjithë deputetëve do tu dërgohet album me fotografi nga kushtet në burgun e Idrizovës por dhe një pasqyrë për të parë veten e tyre përballë këtyre kushteve”, deklaroi Krenar Lloga.

Lloga paralajmëroi edhe ndërtimin e një burgu të ri i cili sipas tij duhet të filloj në vitin 2024.

“Them se janë kryer procedurat për ndërtimin e një burgu të ri. Në vitin 2024 do të vëmë gurë-themelin e burgut të Idrizovës, por periudha 3-4 vjeçare duhet të mbulohet me këtë Ligj për amnisti, që të ketë kushte më të mira”, tha Lloga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme