Flet agjenti i Kumbullës lidhur me rikthimin e yllit shqiptar

Agjenti i Kumbullës flet për rikthimin e yllit shqiptar.

Agjenti i mbrojtësit të Romës dhe Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbullës ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Gianni Vitali u pyet nga gazetarët e vendit apenin, në lidhje me procesin e rekuperimit nga dëmtimi të futbollistit shqiptar, të cilit iu desh të kryente edhe një ndërhyrje kirurgjikale:

“Kumbulla ka shumë dëshirë të rikthehet sa më shpejt, deri më tani rekuperimi i tij po ecën mirë. Stafi mjekësor i Romës është i një standardi të lartë. Ditë pas dite shoh përmirësime, do ta ndihmojë shumë nga ana psikologjike. Kanë qenë ditë të ngarkuara edhe për të, për shkak të lindjes së vajzës së tij. Jemi besimplotë se do ta shohim në fushë shpejt, gjithmonë duke respektuar afatet e kërkuara.”

Më tej Vitali preferoi mos të komentonte për një datë të mundshme të rikthimit të mbrojtësit 23-vjeçar, që nga ana e tij nuk ka luajtur asnjë ndeshje, që nga dëmtimi në gju në ndeshjen me Milanin në kampionat.

“Për momentin nuk dua të bëj parashikime, gjithçka po shkon mirë. As ne dhe as klubi i Romës nuk dëshirojmë që Kumbulla të rikthehet me dhimbje. Do të presim “dritën jeshile” nga stafi mjekësor dhe atëherë lojtari do të jetë gati”-deklaroi ai.

Marash Kumbulla është pjesë e Romës që prej vitit 2020, ku përveç një huazimi 1-vjeçar te Hellas Verona, gjithnjë ka luftuar për një vend titullari te skuadra e Jose Mourinho.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme