Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese.

Jose Mourinho shoqëroi lojtarët e Romës për të përshëndetur tifozët që ishin në Marassi pas humbjes poshtëruese me rezultat 4-1 ndaj Genoas, duke shënuar fillimin e tij si trajner më të keq në histori të një sezoni.

Trajneri luzitan zakonisht largohet menjëherë pasi të mbyllet ndeshja, pavarësisht nëse merr rezultat pozitiv apo negativ, duke preferuar ta lërë skuadrën të veprojë vetë.

Megjithatë, ai e kuptoi se këtë mbrëmje ata kishin nevojë që ai të ishte me ta dhe të siguronte praninë e tij, ndërsa iu drejtuan tifozëve të zemëruar të Giallorossëve, të cilët kishin bërë udhëtimin për në Genoa për këtë ndeshje të së enjtes mbrëma.

Ata këndonin ‘Duam respekt’ dhe ‘Mjaft’ si dhe këngën të tjera, duke kërkuar që lojtarët të japin më të mirën.

Fillimi i tyre i sezonit ka qenë i mjerueshëm me vetëm një fitore, 7-0 ndaj Empolit dhe pesë pikë nga gjashtë ndeshje të Serie A.

Ky përfaqëson gjithashtu një rekord të ri personal për Mourinhon, duke e kaluar atë më të keqin që e kishte kur kishte marr 7 pikë në gjashtë ndeshjet hapëse të sezonit të Ligës Premier me Chelsean në 2015-16.

Përfshirë sezonin e kaluar, Roma ka vetëm dy fitore në 15 ndeshjet e fundit të Serie A.

Këto rezultatet mund të bëjnë që Roma të mendoj edhe për largimin e Jose Mourinhos.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme