MPB njofton: 180 sanksione për tejkalim shpejtësie

Ministria për Punë të Brendshme dje (28.09.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës 180 vozitës janë sanksionuar. Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 55 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 125 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme