Atletico Madrid po shikon sërish mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqin.
Sipas asaj që shkruan Sportitalia, Los Colchoneros vazhdojnë ta kenë në listën e transferimeve sulmuesin shtatlartë.
Sulmuesi i Mallorcas e nisi sezonin me një seri të keqe, por pak nga pak po rikthehemi në versionin e Muriqit që pamë sezonin e kaluar. Pas ndeshjes kundër Barcelonës, emri i tij është dëgjuar nga disa skuadra në Spanjë, e një prej tyre është Atletico Madrid.
Sulmuesi shqiptar do të futej lehtë në sistemin e Diego Simeones, pasi është një lojtar luftarak dhe i aftë për t’i fituar të gjithë topat që i dërgohen drejt tij.
Një ofertë prej rreth 20 milionë euro mund të vijë në tryezë nga Atltico Madridi për Mallorcan.
Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 dhe është i lumtur në këtë klub, gjë që e ka cekur disa herë.