Joseph kritikon ambasadorin Hill: Pse nuk i shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi?!

Profesori amerikan, Edward Joseph, kritikoi ashpër ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Joseph tha se janë bërë mbi 10 orë nga alarmet e Shtëpisë së Bardhë për mobilizimin ushtarak të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe ende as Hill dhe as faqja e ambasadës, nuk i ka shpërndarë këto alarme.

 “Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë trupat e saj të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken “i nënvizoi” (Vuçiçit) nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën”. Mbi 10 orë dhe as ambasadori i SHBA në Serbi e as ambasada e SHBA në Serbi nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës”, shkruan Joseph.
Ai rikujton një deklaratë të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci, është ajo që thuhet publikisht”.

Joseph thekson se postimi i fundit i Hill është më 8 shtator, kurse i ambasadës më 26 shtator.

“Ambasadori Hill ka postuar për herë të fundit në Twitter më 8 shtator dhe ambasada e SHBA në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”, përfundon postimi i Joseph.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme