Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

Në gjysme vjetorin e parë të këtij viti çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është 6,737 denarë (109 euro) për një kilovat orë, që paraqet rritje prej 3,9 për qind në krahasim me gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për konsumatorët përfundimtarë, përveç amvisërive, sillet nga 6,980 (113 euro) deri në 11,744 denarë (191 euro) për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, sillet prej 40,357 denarë (656 euro) deri në 57,790 denarë (940 euro) për metër kub, normal sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 69,614 denarë (1132) për metër kub.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme