Lëvizja Demokratike: Për studentët gjysmë sanduiçi, për vete mbi 2.000 euro rroga

Rinia e Lëvizjes Demokratike protestoi përpara Ministrisë së Arsimit kundër ndryshimeve ligjore për shujtën e subvencionuar të studentëve. Ata kërkojnë që shuma të rritet në 300 denarë në ditë apo 6000 denarë në muaj, për të gjithë studentët, pa përjashtim si dhe të mos ketë kufizime se si të shfrytëzohet dhe ku të shfrytëzohet. Rinia e LD-së bën thirrje që Qeveria të mos miratojë masa që po e stimulojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

“Me vendimin e MASH këtë vit akademik, ata pak student që përfitojnë nga ky subvencion u imponohet qe mjetet ti shpenzojnë me diktat nga e hëna deri të shtunën edhe atë nga 140 denarë në ditë, në vende të caktuara për ushqim dhe pa të drejtën e tërheqjes së parave të gatshme. E vlerësojmë këtë akt të turpshëm sepse pas skandalit me rritjen e pagave të tyre, ministri i arsimit merr mbi 120 mijë denarë në muaj, apo mbi 6000 denarë mëditje, ndërsa neve studentëve edhe ato 140 denarë që na i ndan shteti si mëshirë, na pengon ti shpenzojmë ku të duam dhe si të duam. Kërkojmë që shuma e shujtës të rritet në 300 denarë”, tha Arbnor Maliqi, Lëvizja Demokratike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme