Gazetar: Avni Tahiri
Pamjet e autoambulancës nga e cila shkarkohen tavolina në një kazino në Tetovë u bënë virale në rrjetet sociale. Autoambulanca, sipas informatave të televizionit Alsat është me targa të Tetovës. Megjithatë ministri Fatmir Mexhiti mohon që autoambulanca të jetë pronë e Shëndetësisë. Mexhiti tha se vetura është private dhe do të merren masa që të mos keqpërdoren autoambulancat për qëllime te tjera.
“Atë çfarë mund të them, deri të spitali i Tetovës dhe shtëpia e Shëndetit në Tetovë u drejtuam dhe ato na konfirmuan se një veturë me targa të tilla nuk është e spitalit dhe nuk është veturë e shëndetit publik të RMV-së. “Atë që dijë është se ajo veturë është private e ndonjë spitali dhe normalisht se do të kërkojmë që të hiqen ato. Dhe kemi marrë masa që të mos keqpërdoren veturat e ndihmës së shpejtë për raste të tilla,” deklaroi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë. /alsat.mk