Ibrahimovic: Nuk bëj shaka kur them se jam Zoti!

Është publikuar një pjesë nga një intervistë e Zlatan Ibrahimovic me Piers Morgan, ku ish-sulmuesi flet për shumëçka.

41-vjeçari u pensionua nga futbolli në verë pasi mbylli karrierën e tij te Milani, ku kaloi tre vjet e gjysmë pas rikthimit të tij në janar 2020.

Në një pjesë të intervistës së tij me Piers Morgan, Ibrahimovic fillimisht u pyet nëse një “intervistë më e ashpër” do të prodhonte “Zlatanin e vërtetë”.

“Doni të luani me zjarrin? Unë do të jem zjarri juaj. Por, ju do të digjeni. Kur them se jam Zoti, mendon se po bëj shaka apo jo? Nuk bëj shaka”, përgjigjet ish-reprezentuesi suedez.

Ai kujtoi edhe ish-agjentin e tij, Mino Raiola, i cili vdiq vitin e kaluar.

“Ishte një humbje e madhe, ai nuk ishte vetëm një agjent për mua, ai ishte gjithçka. Më mungon ende, të gjithëve na mungon”, deklaroi Ibrahimovic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme