Sipas programit vjetor të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ohrit për vitin 2023, është ndërmarrë aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit përballë fshatit Peshtani.
Njëkohësisht nga fundi i liqenit është hequr sasi e madhe e mbeturinave, goma të vjetra, shishe plastike dhe qelqi dhe sende shtëpiake, informojnë nga Komuna e Ohrit.
Aksioni u realizua nga zhytësit e “Klubit për aktivitete nënujore” nga Ohri, dhe përveç largimit fizik të mbeturinave, qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes publike për nevojën e kujdesit dhe mbrojtjes së liqenit të Ohrit nga ndotja.