Joveski mohon akuzat për presione dhe ndikim

Kryeprokurori publik Ljubomir Joveski përmes postës e dërgoi në kuvend përgjigjen me shkrim lidhur me nismën e opozitës shqiptare për interpelancë.  Në letrën, siç thuhet, Joveski ka mohuar të ketë pasur ndikime apo presion në rastin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. “Interpelanca e paraqitur për këtë rast vërtetoi edhe një herë se Institucioni që unë drejtoj është vazhdimisht i ekspozuar ndaj sulmeve të pabaza dhe tentativave për diskreditim, të cilat në fund të fundit janë një nga arsyet kryesore të besimit të ulët të publikut ndaj organeve gjyqësore në përgjithësi”, thekson Joveski. Kryeprokurori thekson se ky rast është zhvilluar “me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore”. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme