Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në kishën ortodokse në fshatin Suhodoll i Epërm në Mitrovicën e Jugut.

Rasti në Policinë e Kosovës është raportuar nga një prift serb.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i kishës ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Sipas ankuesit nuk mungon asgjë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.