‘Mero Baze po na vjedh ujin’/ Banorët e Mezhgoranit përplasen me policinë: Do derdhet gjak

Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë dolën sërish në protestë për çështjen e ujit.

Ata akuzojnë gazetarin e oborrit qeveritar, Mero Baze, se po u vjedh ujin e fshatit.

 Banorët thanë se po u merret uji i pijshëm.
Banorët u përplasën edhe me policinë. Të paktën shtatë persona u shoqëruan, ndërsa protestuesit ishin kryesisht gra dhe të moshuar.

Edhe dje u zhvilluan protesta dhe banorët akuzuan se policia ushtroi dhunë ndaj tyre për të mbrojtur ‘hajdutin Mero Baze’.

Një nga protestueset tha se do derdhet gjak për ujin e pijshëm. “Gjaku i fëmijëve tanë do derdhet këtu,” tha ajo.

Rreth 150 forca policore kanë mbërritur në fshatin e vogël për këtë protestë, duke provokuar dhe zemëruar banorët akoma më shumë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme