Nuk ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, ata vazhdojnë të humbin orët mësimore

Gazetare: Melihate Rustemi

Idrizova vazhdon të mbetet pa zgjidhje, ndërkohë që nxënëse u shtohen orët e humbura nga mësimi. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se çdo ditë e humbur është në dëm të fëmijëve ndërkohë u bëri thirrje prindërve, posaçërisht të nxënësve maqedonas të tregojnë shkakun e vërtet të bojkotit. Sipas Shaqirit, prindërit ankohen për mungesë hapësirash në shkollë mirëpo, nga ana e tyre ose e komunës kurrë nuk është bërë kërkesë për ndërtim të një objekti shtesë.

“U bëj thirrje të gjithë prindërve, pa dallim etnie, revoltën e tyre ose bojkotin për çfarëdo lloj vendimi mos ta marrin në dëm të fëmijëve. Ne kemi pas disa takime dhe kurrë nuk është thënë se në shkollën “Njegosh” hapja e paraleles së re do t’u shkaktoj dëm nxënësve tjerë që tashmë ndjekin mësimin. Nëse themi se nuk ka hapësirë në shkollën e njëjtë unë ju thash se duhet të dorëzojnë projekt për objekt shtesë”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Nga Komuna e Gazi Babës thanë se nuk asnjë qëndrim të ri derisa kreu i komunës nuk kthehet nga udhëtimi zyrtar. Mirëpo, ministri i Arsimit, Shaqiri kujtoi se të gjithë përgjegjësit do të japin llogari për orët e humbura.

“Unë do të kërkoj nga shkolla fillore që me shkrim të më dorëzojnë ditët e humbura të mësimit, saktë ditët sa është protestuar. Edhe nga shkolla tjetër ku nuk udhëtojnë fëmijët, ku bojkotojnë, kërkoj të më dorëzojnë raport dhe në bazë të raportit pres edhe planin e tyre se si duhet kompensuar. Gjithashtu, në bazë të Ligjit për Arsim Fillor dhe të Mesëm ku kemi arsim të detyrueshëm, një pjesë të obligimeve që dalin nga drejtori, komuna dhe ministria, të gjitha duhet t’i kemi parasysh”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës së Gazi Babës nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Komuna e Gazi Babës zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. Javën me bojkot të mësimit e kanë nisur edhe nxënësit maqedonas të kësaj shkolle. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme