Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski takimin e liderëve e kërkon me arsyetimin që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mos e fusin vendin në krizë kushtetuese.
Sipas tij, afat ligjore obligojnë ngrirje të aktiviteteve, të cilat janë në dëm të qytetarëve dhe në mënyrë plotësuese, proceseve zgjedhore i paraprijnë dy festa të mëdha, Ramazani dhe Pashkët. Mickoski pranon që nikoqir i takimit të jetë kreu i Kuvendit, por në takim do të bisedohet vetëm për datat e zgjedhjeve dhe jo për skenarë të tjera.
“Kur flas për takim liderësh, flas për formatin në të cilin do të diskutojmë për datat e zgjedhjeve sepse mund të futemi në krizë kushtetuese dhe pastaj proceset më pas proceset të rrezikohen ose të jenë jo kushtetues. Është mirë që të ulemi disa muaj para zgjedhjeve, përfaqësues të pushtetit dhe opozitës. Le të jetë nikoqir Talat Xhaferi dhe Kuvendi. Të jemi të vetëdijshëm se brenda atyre datave ka edhe dy festa të mëdha, Ramazani dhe Pashkët”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk