Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, porositi të gjithë qytetarët që të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në rrugën përpara, dhe së bashku ta anëtarësojmë vendin në familjen e madhe evropiane.
“Falë suksesit të LNÇ-së, ekziston Republika e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike e Maqedonisë së Veriut. Prandaj 11 tetori 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase. Luftëtarët maqedonas, me mosbindjen e tyre që nga viti 1903 dhe me suksesin e tyre në Luftën Nacionalçlirimtare të vitit 1944, i hapën rrugën lirisë dhe shtetësisë, por edhe përparimit maqedonas. Ashtu si partizanët, me njëri-tjetrin, le të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në rrugën përpara. Le ta anëtarësojmë vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T’i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë, sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme!”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.