Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna, ku figuron se asnjë shqiptar nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës.
Sipas Sinanit, nuk ka as mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, ani pse 40 përqind e pacientëve janë shqiptarë.
Ajo ka thënë se ky është diskriminim i qëllimshëm kundër pakicës kombëtare.
Diskriminim i qëllimshëm shtetëror nga lartë-poshtë kundër pakicës kombëtare”, ka shkruar Sinani në platformën “X”.