Grupe shpëtimi palestineze kërkonin sot në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga bombat e avionëve izraelitë, ndërsa të plagosurit shiheshin të trajtoheshin në spitalin lokal, shkruan rrjeti AFP.
Sulmet ajrore izraelite vijojnë për ditën e gjashtë radhazi edhe në qytetin kufitar të Rafah në jug të Rripit të Gazës, nga ku palestinezët mund te largohen drejt Egjiptit prej sulmeve.
Izraeli thotë se Hamas në sulmin e papritur të së dielës ka vrarë rreth 1000 njerëz prandaj po hakmerret me sulme ajrore dhe artilerie, duke vrarë të paktën 1,350 njerëz deri sot në Gaza. Në pamjet nga spitali i Rafah shihej që shumica e të plagosurve janë të mitur dhe civilë.
Grupi egjiptian i të drejtave Sinai tha se dje qyteti u godit nga katër raketa izraelite dhe më pas nga avionët.
Ushtria izraelitë tha se “as nuk mund të konfirmonte as nuk mohonte sulmin”, sipas rrjetit francez AFP.
Sulmet kanë detyruar mbyllje të përkohshme të pikës kufitare.
Rafah është kalimi vetëm drejt gadishullit egjiptian Sinai për banorët e Gazas, teksa pjesa tjetër e Rripit të Gazës 40 km të gjatë, është e rrethuar prej Izraelit si nga toka ashtu dhe deti.