“Populli shtyhet për një kore bukë, kurse Kovaçevski, Grubi, Bujari, Spasovski…, pinë çorbë pule për 60 denarë”

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me çmimet e ushqimeve në bifenë e Qeverisë.

Naum Stoillkovski nga kjo parti, sot në konferencë për shtyp tha se çmimet për qytetarët janë rritur, ndërsa brenda Qeverisë janë çmimet më të lira.

“Populli shtyhet për një kore bukë, kurse Kovaçevski, Grubi, Bujari, Spasovski, Stani Caci, pinë çorbë pule për 60 denarë, rrotullojnë në pirun omëletë me mish derri për 65 denarë. Mund edhe proshutë të pjekur në skarë për 110 ose mish derri për 135 denarë. Dikush le të gjejë diku tjetër, përpos se në Qeveri për ministra, oriz me mish pule për 100 denarë, fasule me proshutë 150 denarë, ose specialitet me qafë derri për 75 denarë”.

“Ose Bytyqi, ai që siguronte për “mishin peshkaqenit”, e që u shtrenjtua gjithçka, mund të ëmbëltohet me tullumba apo strudel me kungull, për vetëm 30 denarë. Nuk besoj se diku mund të hash me këto çmime, në spital apo në konvikt”, shkruan Stoillkovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme