Bytyqi: VMRO-ja ndryshon qëndrim, ndryshimet kushtetuese do të miratohen

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi u shpreh i bindur se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin shumë shpejtë. Në një intervistë në Alsat, Bytyqi tha se sapo të definohet data e zgjedhjeve parlamentare VMRO DPMNE-ja do të ndryshojë qëndrim.

“Çdo ditë e më shumë shohim se bie kundërshtimi nga vetë partia opozitare dhe çdo ditë e më shumë mundohen të gjejnë rrugë se si ndryshimet kushtetuese të ndodhin. Nuk flet tashmë askush nëse ato do të ndodhin apo nuk do të ndodhin për është çështje e kohës nëse do të ndodhin tani në nëntor ose menjëherë pasi të biem dakord për zgjedhjet. Është çështje muajsh, ne kemi treguar dhe qytetarët kanë treguar se janë vigjilent ndaj rrugëtimit evropian, kanë pritur 17 vite mund të presin edhe një muaj shtesë që VMRO-ja të vendos se kjo është rrugë e vetme, mendoj se në momentin kur ta definojmë datën e zgjedhjeve gjërat do të ndryshojnë” theksoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër në intervistë për Alsat.

Bytyqi shtoi se LSDM-ja mbetet në qëndrimin që sapo të votohet nevoja për ndryshimet kushtetuese të shpallen zgjedhjet parlamentare.

“Për ne është e hapur edhe nëse shkohet në zgjedhje dhe VMRO haptas ju thotë qytetarëve se do të bëhen ndryshimet kushtetuese është njësoj sikur t’i votojë sot prandaj ngelemi optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin shumë shpejtë”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër në intervistë për Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme