Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim ditë më parë

Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat të cilët u helmuan me ushqimin e përgatitur në shtëpi, i cili përmbante pesticidin Lanate. Ushqimi me pesticid mori jetën e njërit prej tyre, ndërsa dy personat e tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri prej të cilëve është ende në koma.

Për momentin nuk dihet se si ka përfunduar helmi në ushqim.

Rasti i helmimit është raportuar në polici dy ditë më parë, më 17 tetor. “Në Klinikën e Toksikologjisë kanë raportuar se më 15 tetor janë sjellë tre persona, të gjithë nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i cili është përgatitur në shtëpi”, thonë nga MPB.

Pas përhapjes së lajmit se shkaku i helmimit ka qenë pesticidi, mjekët kanë deklaruar se nuk duhet të përhapet panik tek popullata. Sipas tyre bëhet fjalë për një helmim klasik aktual me këtë pesticid, ndërsa a ka qenë e qëllimshme ose rastësi duhet të tregojnë rezultatet nga hetimi, thotë Beqarovski. Nga policia njoftojnë se bëhet fjalë për zbardhjen e rastit. Përndryshe, pesticidi Lanate është i ndaluar në Maqedoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme