“Goditëm një mur pranë kishës në Gaza”, Izraeli reagon pas sulmit ajror që vrau 17 persona

Ushtria izraelite ka pranuar se ka goditur “një mur pranë kishës”, gjatë një sulmi ajror.

Forcat izraelite bënë të ditur se ishin duke kryer bastisje kundër një qendre komandimi dhe kontrolli të organizatës terroriste Hamas që përdorej për lëshimin e raketave dhe mortajave.

Ne e dimë që ka pasur viktima dhe po e analizojmë incidentin,” shtoi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari, duke shtuar se Hamasi vendoset qëllimisht në zona të populluara nga civilët në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, bilanci i viktimave nga bombardimi i kishës ortodokse Shën Porfiri në Gaza ka shkuar në 17, sipas Caritas Internationalis. Përpos viktimave, dhjetëra civilë të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi ajror pasi ishin futur në kishë për strehim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme