Sulmi në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, mes viktimave 5 fëmijë

Agjencia e ndihmës së OKB-së, UNRWA tha se 5 fëmijë ishin në mesin e viktimave të një sulmi izraelit disa ditë më parë në Bregun Perëndimor. Sipas raportimeve, 13 persona humbën jetën si pasojë e sulmit.

Adam Bouloukos, drejtor i UNRWA në Bregun Perëndimor, tha se një ushtar izraelit u vra gjithashtu, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

“Sipas vlerësimeve fillestare rreth 50 shtëpi janë dëmtuar ndërsa rrugët, energjia, uji, interneti dhe rrjetet e kanalizimit në kamp janë dëmtuar”, tha  Bouloukos.

“Këto ngjarje të fundit janë emblematike e përshkallëzimit të vazhdueshëm që rrezikon jetën e refugjatëve palestinezë në kampet në të gjithë Bregun Perëndimor. Ky operacion i fundit është më i madhi që nga Jenin në korrik të këtij viti.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme