Kritikohet diplomati gjerman që i dha Hamasit idenë të hidhej me parashutë në territorin izraelit

Një ish- i dërguar i Bashkimit Evropian në Gaza është nën kritika pasi “akuzohet” se u dha idenë terroristëve të Hamasit që të hidheshin me parashutë në territorin izraelit më 7 tetor ku vranë më shumë se 1400 njerëz.

Diplomati gjerman Sven Kuhn von Burgsdorff, në korrik publikoi video duke fluturuar me parashutë  në Gaza” ndërsa fluturonte mbi bregdetin e rajonit duke thirrur “Palestine e lirë”.

I dërguari i BE-së në atë kohë u dëgjua duke u kërkuar palestinezëve që “të bënin saktësisht të njëjtën gjë nëse donin të hynin në Gaza”.

Por në vend që të shihnin palestinezët duke shijuar fluturimet me parashutë si një mjet rekreacioni, siç pretendonte ai, parashuta të tilla u përdorën nga Hamasi për të vrarë qindra civilë të pafajshëm izraelitë të shtunën më 7 tetor.

Izraeli që atëherë i ka shpallur luftë Hamasit dhe ka nisur sulme ajrore shkatërruese në Gaza, duke e shtyrë diplomatin gjerman të dënojë shtetin hebre, duke argumentuar se “nuk ka rëndësi se çfarë bëri Hamasi”, raportoi Israel Hayom.

“Ky nuk është një justifikim për të rrafshuar Gazën,” tha von Burgsdorff në një intervistë në radio.

Ish-diplomati ishte në qendër të vëmendjes pasi video e tij duke fluturuar në qiell mbi Gaza u rishfaq në korrik, duke argumentuar se palestinezët mund të shijonin aktivitete të tilla si paragliding dhe kajak nëse Izraeli i jepte fund bllokadës.

Dënimi nga Izraeli

Ministria e Jashtme e Izraelit në atë kohë e dënoi spektaklin si një formë propagande “provokuese” që shërben vetëm për të fuqizuar Hamasin.

“Diplomati evropian ka harruar shumë kohë më parë se përfaqëson Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij. Ai vazhdon të përfaqësojë narrativën palestineze dhe është një mjet propagande në duart e organizatave terroriste që kontrollojnë Gazën”. tha ministria e jashtme izraelite atë kohë.

Von Burgsdorff hoqi dorë nga pozicioni i tij në Gaza në gusht, por vazhdoi të shprehë kundërshtimin e tij ndaj veprimeve të Izraelit në territoret palestineze.

Me më shumë se 4,700 palestinezë të vrarë që nga 7 tetori, diplomati tha në një intervistë radiofonike se asgjë nuk justifikon “përdorimin pa kriter të një force të tillë vdekjeprurëse kundër popullsisë palestineze në Gaza”.

“Izraeli nuk mund të kërcënojë se do të bombardojë kamionët që transportojnë furnizime humanitare. Nuk mundet. Do të jetë ende një krim nëse ndodh”.

Gjithashtu Von Burgsdorff nuk e dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, i cili vrau qindra civilë të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme